22.8 C
Skopje

BE-ja përgatitet për sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se po punojnë për sanksione shtesë kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Von der Leyen dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi, kanë dhënë deklarata për media përpara takimit dypalësh në Bruksel.

“Do të diskutojmë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë”, tha Von der Leyen duke shtuar se do të analizojnë zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Ajo rikujtoi se BE-ja ka vendosur në zbatim 3 paketa sanksionesh ndaj Rusisë. “Tani duhet të sigurohemi që në sanksione nuk ka zbrazëtira dhe që efektet e tyre t’i nxjerrim në nivelet më të larta”, tha presidentja e KE-së.

Von der leyen tha se sanksionet aktuale janë të dhimbshme dhe se këto ndikojnë negativisht ndaj ekonomisë ruse.

Pasi tërhoqi vëmendjen se Rusia ka sulmuar gratë dhe fëmijët në Ukrainë, Von der Leyen shtoi se “Po punojnë mbi sanksionet shtesë”.

Ajo potencoi se me kryeministrin italian Draghi do të bisedojnë edhe për çështjen e energjisë. “Duhet të shpëtojmë nga varësia e gazit, naftës dhe qymyrit rus”, tha Von der Leyen e cila bëri të ditur se paketën e re të KE-së që përfshin propozimet për çështjen e energjisë do ta njoftojnë nesër.

Sipas saj, në këtë paketë do të përfshihen hapat për diversifikimin e furnizimit të energjisë, gjetjen e furnizuesve të besueshëm, rritjen e investimeve të rinovueshme dhe për produktivitetin e energjisë. Ajo tha se “Çmimet aktuale të energjisë ndikojnë negativisht tek konsumatorët dhe bizneset”.

Më tej Von der Leyen theksoi se do të rrisin me shpejtësi investimet e rinovueshme.

Marketing