22.8 C
Skopje

Ahmeti uron 8 Marsin: Mirënjohje përjetë ndaj rolit të jashtëzakonshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në ditën ndërkombëtare të gruas ka uruar të gjitha gratë.

Ai ka thënë se sot e gjithë bota përkujton dhe njëzëri aprovon përpjekjet e gruas për të fituar të drejtat dhe për t’i dhënë fund mentalitetit diskriminues shoqëror ndaj tyre.

“Shoqëritë demokratike reflektojnë tashmë me pjekuri duke u përkujdesur për barazinë dhe faktorizimin e zërit të saj. Mirënjohje përjetë ndaj rolit të jashtëzakonshëm të gruas në shoqëri dhe familje!”, ka shkruar Ahmeti.

 

Marketing