Taravari i gatshëm të merr drejtimin e ASH-së

0
107

Në prag të Kongresit të partisë Aleanca për Shqiptarët që pritet të mbahet me 27 Mars, po bëhet edhe më gara për kreun e këtij subjekti politik mes kryetarit aktual Ziadin Sela dhe sekretarit të përgjithshëm Arben Taravari.

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Taravari nuk ka fshehur ambiciet e tij dhe nuk ka mohur interesimin për të kandiduar për pozitën e liderit të partisë, duke pasur parasysh dështimet e njëpasnjëshme të Ziadin Selës tashmë në të gjitha ciklet e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në vend.

Taravari i prononcuar për “Utrinski Brifing” është shprehur kështu “Nëse Sela kandidon, unë nuk do të kandidojë dhe ai do të ketë mbështetjen time, por nëse nuk kandidon, mund të mendoj. Me Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyer”.

Kuvendi Qëndor i cili u mbajt në dhjetor në të cilin u diskutuan rezultatet që ASH i mori në zgjedhjet lokale u pa me shumë pakënaqësi në partinë e Selës ku edhe rezultoi me shumë ikje nga partia. Sela më herët kishte thënë se partia duhet ta mbajë Kongresin e rregullt me 27 Mars nga i cili edhe do të dalin emrat për kryesinë e re në katërvjeçarin e ardhshëm.

“Në Aleancën për Shqiptarët gjithmonë flitet hapur, kritikohet hapur. Nga ky proces shpresoj se çdo anëtar do të marrë mësim të mirë dhe me organizimin e kongresit të ri do të dalim edhe më të fortë”, tha Sela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here