22.8 C
Skopje

Ademi në Rruga Drejt: Partnerët e ASH dhe Ziadin Selës e përkrahën agresionin rus në Ukrainë

Ademi në Rruga Drejt foli për luftën që po zhvillohet në Ukrainë dhe popullin ukrainas i cili po dëbohet nga vendlindja.

“Ne që nga fillimi kemi dënuar agresionin rus dhe qëndrojmë prapa popullit ukrainas dhe të gjithë atyre që po dëbohen nga vendlindja. Nuk ka ndodhur në 70 vitet e fundit kjo që po ndodh në Ukrainë. Një popull që po dëbohet nga vendi i vet dhe çdo ditë po shkatërrohet çdo vend nga ana e Rusisë. Kjo që po shohim çdo ditë në Kiev dhe në qytete tjera është për t’u ardhur keq dhe fatkeqësisht ne kemi edhe në vendin tonë aso që janë pro-Rusisë, anti-BE, anti-NATO, anti-Kosovë, anti-Perëndim dhe këto janë partnerët e Aleancës dhe Ziadin Selës të cilët e bënë të qartë pak ditë më parë” është shprehur Ademi.

Marketing