“Autobusët kinezë”: Janakieski dhe të tjerët pranuan fajin, Janushev nuk kupton pse po hetohen dhe u deklarua i pafajshëm

0
52

Shkup, 10 Mars – Ish-ministri Mile Janakieski, ish-kryetarja e Komisionit për Furnizime Publike, Snezhana Filipovska Pavlevska dhe anëtarja e komisionit, Julijana Jankullovska Atanasova pranuan fajin se kanë shkelur rregullat për furnizime publike kur janë blerë 202 autobusë për Shkupin.

Ky është epilogu i seancës së parë gjyqësore ku të akuzuarit deklarohen për fajësinë. Para gjykatës, i pafajshëm i deklarua vetëm Igor Janushev, deputet aktual i cili po ashtu ka qenë anëtar i komisionit. Për atë, procedura gjyqësore do të vazhdojë “E kuptova aktakuzën dhe ndjej fajësinë”, tha Janakieski.

Edhe Snezhana Filipovska Pavlevska u shpreh se pranon fajin, ndërsa Igor Janushev nuk ka kuptuar aktakuzën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here