Gianluigi Donnarumma dhe Neymar Jr për pak sa nuk u përplasën pas ndeshjes së Paris Saint-Germain ndaj Real Madrid mbrëmë, me sulmuesin brazilian që akuzoi portierin për golin e parë.
PSG pësoi një tjetër humbje evropiane në Madrid mbrëmë. Ata dukeshin se kishin kontrollin e lojës për më shumë se një orë, por një gabim i Donnarummas shkaktoi rikthimin e Real Madridit, i frymëzuar nga një het-trik i Karim Benzema.
Humbja e turpshme shkaktoi zemërim të madh tek të gjithë lojtarët, stafi dhe drejtuesit e klubit parisien, por Neymar dukej së e kishte personale me dikë.
Sipas gazetës Marca, Neymar akuzoi bashkëlojtarin e tij, Donnarumma, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Ai e fajësoi italianin për golin hapës të Real Madridit, por Donnarumma u kundërpërgjigj, duke thënë se Neymar ishte përgjegjës për golin e dytë të Los Blancos, të cilin ata e pranuan pasi ai humbi topin në gjysmën e fushës.
Braziliani dhe Donnarumma për pak sa nuk u përplasën në tunel dhe disa nga bashkëlojtarët e tyre u desh të ndërhynin për t’i ndarë.
⚡💥 Más tensión y jaleo en el vestuario del PSG: ¡¡casi llegan a las manos entre ellos!! 😱 https://t.co/rhhA5snExE #ChampionsLeague
— MARCA (@marca) March 10, 2022