22.8 C
Skopje

Përforcohet komunikimi institucional në mes Prokurorisë Publike dhe Entit Shtetëror për Revizion

Shkup, 10 mars – Prokurori publik republikan Lubomir Joveski dhe revizori kryesor shtetëror Maksim Acevski sot nënshkruan Memorandum për përforcimin e komunikimit ndërinstitucional të Prokurorisë Publike të RMV-së dhe Entit Shtetëror për Revizion.

Qëllimi i dokumentit, siç kumtoi PPRMV-së, është përmirësimi i kualitetit dhe mënyra ndërmjet bashkëpunimit dhe komunikimit për shkak veprimit me kohë, të plotë dhe efikas pas gjendjes së konfirmuar në raportet përfundimtare revizore.

Me nënshkrimin e memorandumit të dy institucionet u përkushtuan të veprojnë bashkërisht në drejtim të sigurimit të komunikimit në kohë, të duhur dhe të hapur me të cilin do të sigurohen informacione thelbësore të lidhura me gjetjet revizore, mendim të dhënë revizor dhe rekomandime të dhëna të përmbajtura në raportet revizore.

Nënshkruesit e memorandumit u përkushtuan që komunikimin ndërinstitucional ta realizojnë në përputhje me kompetencat ligjore dhe në bazë të parimeve të besueshmërisë dhe respektit të ndërsjellët.

Marketing