2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

0
84

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, tha sot se numri i njerëzve që kanë ikur nga Ukraina tani ka arritur në 2.5 milionë.

“Ne vlerësojmë gjithashtu se rreth dy milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Ukrainës. Miliona të detyruar të lënë shtëpitë e tyre nga kjo luftë e pakuptimtë”, tha Grandi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Më shumë se 1.5 milionë nga ata që janë larguar kanë shkuar në Poloni, tha të enjten presidenti polak Andrzej Duda.

Mbi 110,000 refugjatë kanë mbërritur gjithashtu në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se dy javë më parë, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.

Policia Federale Gjermane regjistroi 109,183 refugjatë, duke përfshirë më shumë se 13,270 persona një ditë më parë, tha ministria e brendshme gjermane në një deklaratë të premten.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, nga vijnë shumica e refugjatëve ukrainas, numri aktual i njerëzve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, shtoi ministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here