Lajçak e cilëson urgjencë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

0
80

Për shkak të rrethanave të reja që krijoi lufta në Ukrainë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është diçka urgjente.

Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. “Situata aktuale gjeopolitike konfirmon urgjencën dhe rëndësinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërkaq, Osmani tha se s’ka kohë për të humbur që të ndodhë integrimi në BE. “Është më e mundshme se kurrë më parë dhe nuk ka kohë për të humbur. U pajtuam që zgjerimi është politikë e sigurisë dhe se ka nevojë për rezultate të prekshme në rrugën e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here