“Denari është stabil, këmbimi i tij është harxhim i panevojshëm për qytetarët”

0
266

“Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut me të gjitha përgjegjësitë qëndron prapa faktit se denari është stabil dhe do të mbetet i qëndrueshëm. Nuk ka arsye për të ndryshuar kursin, nuk do të përfitojë askush”.

Këtë në një intervistë për MIA, e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska. Ajo thekson se Banka Popullore ka kapacitete dhe mjete për ta mbrojtur kursin e denarit, nëse paraqitet nevoja.

Ajo shtoi se kjo është dëshmuar tre dekadat e fundit, kur në shumë kriza është ruajtur me sukses stabiliteti i monedhës vendase.

“Ne kemi kapacitete dhe kemi mjete për të mbrojtur kursin e denarit, nëse lind nevoja. Kemi më shumë instrumente në dispozicion, do të theksoj më të rëndësishmit – rezervat valutore, të cilat janë të larta, 3.4 miliardë euro, ose dy herë më shumë se në 2008, vit krize financiare globale , kur edhe me sukses e ruajtëm stabilitetin e denarit. FMN në raportin e fundit për vendin, të publikuar muajin e kaluar, thekson se niveli i rezervave valutore është në përputhje me politikën e kursit që ne aplikojmë”, theksoi Anita Angelovska-Bezhoska.

Sipas saj, Banka Popullore ka hapësira shtesë për veprim të shpejtë dhe efikas nëse ka nevojë për zbutjen e efekteve të mundshme negative në ekonominë vendase dhe tregjet financiare, duke pasur parasysh pasigurinë e krizës aktuale ekonomike dhe gjeopolitike globale.

Lidhur me informacionet se nuk ka valuta të huaja në treg, guvernatorja theksoi se kjo nuk është e vërtetë dhe apelon qytetarët që të mos dorëzohen para spekulimeve të tilla.

“Këto spekulime po u shkaktojnë dëme materiale qytetarëve. Jemi dëshmitarë se në një kohë krize, disa qytetarë ende po përdorin konvertimin e kursimeve në valuta të huaja apo blerjen e valutave të huaja. Përveç kësaj, spekulohet se nuk ka valutë në treg, gjë që absolutisht nuk është e vërtetë. Në këtë mënyrë krijohet një panik i pabazë dhe qytetarët në bazë të spekulimeve paguajnë çmim më të lartë për ndryshimin e valutave dhe humbasin fonde”, thekson guvernatorja.

Sipas saj, Banka Popullore planifikon masa të ngjashme me ato të krizës shëndetësore kur pati vonesa të përkohshme në detyrimet kreditore të qytetarëve dhe kompanive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here