Pendarovski – Borell: Maqedonia e Veriut është partner i dëshmuar i BE-së

0
238

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borrell, i cili me takimin me shefin e shtetit e filloi vizitën në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Pendarovski, siç njoftoi kabineti i tij, e vlerësoi vizitën e përfaqësuesit të lartë Borrell në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon si konfirmim për përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për Ballkanin Peërndimor, veçanërisht në dritë të realitetit të tij gjeopolitik në Evropë.

“Fillimi i negociatave inkuadruese për vendin është test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Me dinamikat e reja gjeopolitike, ne nuk flasim për përshpejtim të procesit tonë, duke e marrë parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendim për fillim të negociatave inkuadruese nga Këshilli i Unionit që nga marsi i vitit 2020”, theksoi presidenti Pendarovski, duke bërë thirrje në realizim të shpejtë të vendimeve strategjike në lidhje me politikën e zgjerimit.

Maqedonia e Veriut, siç theksoi shefi i shtetit, u dëshmua si partner kredibil i Bashkimit Evropian dhe bllokada e saj e mëtutjeshme për hapjen e negociatave inkuadruese, së bashku me Shqipërinë, është e paqëndrueshme.

Duke diskutuar për pushtimin ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e saj mbi sigurinë e kontinentit evropian si tërësi, bashkëbiseduesit e riafirmuan nevojën e ndërprerjes urgjente të veprimeve ushtarake ruse në Ukrainë, kthim të rendit të së drejtës ndërkombëtare dhe sa më shpejtë që mundet rimëkëmbjen e duhur nga sulmi shkatërrues mbi Ukrainën.

Përfaqësuesi i lartë e përshëndeti vendimin e vendit për përfshirje ndaj sanksioneve të BE-së për Rusinë, me të cilën Maqedonia e Veriut bashkangjitet drejt politikave të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe pakos së sanksioneve të Unionit, duke e përfshirë edhe pakon e masave nga viti 2014.

Në takim është biseduar për konkluzionet e Samitit të mëparshëm të liderëve të BE-së në Versaj, me theks të procesit të eurointegrimit me vendet e rajonit, për të cilën fjalën kryesore e kanë vendet anëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here