ABM: Apelojmë qytetarët të mos ekspozohen në mënyrë të panevojshme ndaj shpenzimit duke ndërruar mjetet e tyre nga denarë në valutë

0
81

Në lidhje me spekulimet dhe të pavërtetat që qarkullojnë në publik në periudhën e kaluar për lëvizjet në tregun dhe kursin e këmbimit, informojmë qytetarët se operacionet e këmbimit në banka po realizohen pa probleme. Bankat kanë para të gatshme dhe valutë të mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve. Kurset me të cilat kryhen transaksionet janë transparente, të shpallura publikisht në çdo këmbimore dhe janë në nivel të qëndrueshëm.

Apelojmë qytetarët që të mos ekspozohen pa nevojë në shpenzime duke i shndërruar fondet në denarë në valutë, duke u udhëhequr vetëm nga spekulimet dhe lajmet e rreme, të pranishme në këtë periudhë.

Kujtojmë edhe një herë se sistemi bankar është shumë i kapitalizuar dhe likuid dhe si në periudhën e kaluar ka potencial për të përballuar goditjet dhe për të mbështetur më tej kompanitë dhe qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here