28.8 C
Skopje

Armand Duka siguroi mandatin e gjashtë, Shakohoxha nuk njeh zgjedhjet. Shkresa që dërgoi 2 ditë më parë

Ditën e sotme u mbajt gara për kreun e FSHF në Asamblenë Zgjedhore. Nga 43 votues, Armand Duka siguroi mandatin e gjashtë me 37 vota. Në garë ishte Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha, i cili kishte dërguar shkresë për moszhvillimin e procesit zgjedhor pasi e konsideron të paligjshëm.

Në shkresën e tij të dërguar 2 ditë më parë, Shakohoxha komenton vizitën e delegacionit të posaçëm të UEFA-s në Tiranë për tu njohur me problematikat dhe pretendimet e palëve për procesin zgjedhor. Ndonëse kandidat për president të FSHF, Shakohoxha thotë nuk u takua me presidentin e UEFA-s. Ndër të tjera thotë se nuk është bërë asnjë deklaratë për dorëzimin e një raporti për rregullshmërinë ligjore dhe statutore të procesit zgjedhor.

“Pra dukshëm, misioni i vërtete i delegacionit te UEFA-s, nuk ishte evidentimi i parregullsive ne proces, por sigurimi permes kercenimit i nje mandati te ri te Presidentit te FSHF-se, z. Armand Duka. Ndërkohe, misioni im si kandidat per President i FSHF-se, mbetet i njejte dhe i pacenuar, as nga centimetrike personale dhe familjare qe me janë bere gjate kësaj kohe dhe as nga kercenimet e UEFA-s dhe avokateve te mire paguar te saj per përjashtime te Shqiperise nga UEFA.

Ne fakt, duke menduar atë se cfare realisht ka perfituar deri me sot komuniteti sportiv shqiptar nga fondet e UEFA-s, kërcenim për përjashtimin e Shqiperise nga UEFA duket me shume si një kërcenim për drejtuesit aktuale te FSHF-se qe menaxhojnë dhe përfitojnë fondet e saj, se sa nje kërcenim per vete ekipet e futbollit ne Shqipëri, te cilat ende nuk arrijnë te zgjedhin dhe perfaqesohen lirshem dhe ne mënyre demokratike dhe transparente dhe jo me te arrijnë te njohin dhe te miratojnë raportet e veprimtarisë financiare te FSHF-se qe flasin për mire menaxhim te këtyre fondeve”, thuhet në shkresë.

Ndër të tjera përmend arsyet përse FSHF nuk mund të zhvillonte mbledhjen e Asamblesë së Pergjithshme.

“Asambleja e Përgjithshme nuk mund te marre asnjë vendim te ligjshem per aq kohe sa:

Komisioni i Verifikimit te FSHF-se, ka përllogaritur shpërndarjen e 26 delegateve qe i përkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit, jo duke u bazuar ne metodologjinë e shpërndarjes se mandateve te përcaktuar ne nenin 3, pika 1, te Shtojces B, te Statutit te FSHF-se, por ne nje metodologji jo statutore, te paqarte dhe jo transparente;

Komisioni i Verifikimit te FSHF-se, ka përllogaritur shpërndarjen e 26 delegateve qe i përkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit, jo duke u bazuar ne te dhënat faktike te regjistrit te OJF-ve ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane, duke kaluar deri ne absurditetin e dhënies se 3 delegateve Shoqatës rajonale te Futbollit Lezhe, ndërkohe qe kjo shoqate nuk ka ende te regjistruar ne Gjykate asnjë anëtar me te drejte vote;

ne përzgjedhjen/votimin e 26 delegateve qe i përkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit kane marre pjese dhe kane votuar edhe 26 klubet pjesëmarrëse ne Kampionatin Kombëtar te Kategorisë Superiore dhe Kampionatin Kombëtar te Kategorisë se Pare, ndonëse sipas përcaktimit te bere ne nenin 28, pika 2, germa “a”, te Statutit te FSHF-se, këtyre klubeve nuk u lejohej qe te kishin me shume se 1 delegat, pavarësisht faktit nëse ato marrin pjese edhe ne një ose me shume gara te futbollit profesionist, futbollit amator ose futbollit te femrave;

dhe asnjë prej 37 anëtareve te FSHF-se (qe përfaqësohen ne total nga 55 delegate) nuk ka te drejte vote as ne Asamblenë e Përgjithshme te zhvilluar me date 02.03.2022 dhe as ne ate qe pritet te zhvillohet me date 15.03.2022, per aq kohe sa asnjeri prej tyre nuk ka respektuar detyrimin e përcaktuar ne nenin 92, te Statutit te FSHF-se, per ndryshimin e detyrueshem te Statuteve te tyre respektive;

Prokuroria është ende duke hetuar per konsumimin nga ana e disa prej drejtuesve te FSHF-se te një sere veprave penale qe lidhen me ketë proces te paligjshëm zgjedhor te organizuar nga ana e tyre dhe ne lidhje me këto hetime, ekzistojnë tashme edhe disa vendime gjyqësore penale, permes te cilave keta drejtues jane pezulluar nga ushtrimi i detyrave te tyre funksionale ne FSHF.”

Në përfundim, Shakohoxha shkruan se “do të vazhdojë të flasë dhe të demaskojë atë që një komunitet i tërë futbolli nuk flet dhe nuk demaskon dot hapur në Shqipëri por aq shumë e kërkon dhe e pret!”

Marketing