Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut me kontrolle të intensifikuara të këmbimoreve

0
219

Janë duke u zhvilluar kontrolle inspektuese nga Banka Popullore në këmbimoret e vendit, njoftoi guvernatorja Anita Angelovska-Bezoska, e cila theksoi se sipas rregullores ato nuk guxojnë të ruajnë devizat dhe të mos kryejnë këmbime. Deklarata vjen pas njoftimeve për sjellje spekulative të këmbimoreve të caktuara.

Kjo sjellje, shtoi guvernatorja, mund të sanksionohet me heqjen e lejes së punës.

“Nuk do të lejojmë përhapjen e panevojshme të panikut dhe krijimin e presioneve fiktive në tregun valutor, për shkak të interesave personale dhe sjelljeve të papërgjegjshme të dikujt. Ka këmbim valutor në treg. Rezervat valutore janë të qëndrueshme dhe të larta dhe arrijnë në 3.5 miliardë euro. Edhe bankat kanë valutën e tyre dhe bëjnë punë këmbimi. Në fakt, çdo qytetar që dëshiron mund të blejë deviza sa të dojë në banka”, tha Angelovska-Bezoska.

Guvernatori tregon se sa herë që ka krizë, tregu i këmbimit është në shënjestër të spekulantëve që duan të përfitojnë.

Më herët, Shoqata e Bankave të Maqedonisë (SHBB) ka njoftuar se këmbimi në banka po ecën pa probleme, dhe bankat kanë mjaftueshëm para të gatshme dhe deviza për të plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve. Ata shtojnë se kurset shpallen publikisht në çdo këmbimore dhe janë në nivel stabil.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here