22.8 C
Skopje

BE miratoi sanksione të reja kundër Rusisë, më të rreptat në histori

Bruksel, 15 mars – Sot në mëngjes, Bashkimi Evropian zyrtarisht u pajtua për pakon e katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Raundi i ri i sanksioneve, i cili hyn në fuqi sot, kërkon kufizime për një numër oligarkësh, ndalesë të shitjes së mallrave luksoze të eksportuara në Moskë dhe do të godasë disa kompani mbrojtëse.

Ambasadorët e BE-së ranë dakord dje për një pako të katërt sanksionesh pas pushtimit rus të Ukrainës tre javë më parë. Sanksionet do të futen zyrtarisht pasi të publikohen në Gazetën Zyrtare të BE-së më vonë gjatë ditës.

Presidenca franceze e Këshillit të BE-së kumtoi se statusi tregtar i Rusisë si “kombi më i privilegjuar” në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) gjithashtu do të revokohet. Përveçse një lëvizje simbolike, kjo mund të hapë derën për kufizime shtesë përmes tarifave doganore dhe kuotave të importit.

Marketing