Osmani: Tetë qytetarë të tjerë kërkojnë të evakuohen nga Ukraina

0
118

Tetë shtetas të tjerë, katër tanët dhe katër ukrainas, por në marrëdhënie me tanët, kërkojmë të evakuohen nga Ukraina, njoftoi sot në konferencën e rregullt ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

– Nga 120 qytetarë të lokalizuar dhe të kontaktuar, rreth 80 përqind tashmë janë evakuuar. Janë tetë shtetas që kërkojnë evakuim dhe janë ende në Ukrainë. Katër prej tyre janë shtetas të vendit tonë, katër janë shtetas ukrainas, por të lidhur me tanët. Janë edhe rreth 20 qytetarë të tjerë, por nuk kërkojnë evakuim, tha Osmani.

Ai shtoi se këta tetë shtetas po tentojnë që t’i evakuojnë, ndërsa për 20 të tjerët, siç tha ai, nuk do të bëjnë përpjekje për t’i evakuuar derisa të marrin kërkesë nga ana e tyre se duan të evakuohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here