Qeveria e RMV do të mbajë sot seancën e saj të 28-të

0
113

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, më 15 mars 2022 (E Martë) do të mbajë seancën e saj të 28-të, në të cilën do të shqyrtojë disa pika nga programi i saj i punës dhe me interes për qytetarët.

Në seancë, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, para ministrave do të prezantohet Programi për zbatimin e fondit intervenues në bujqësi.

Sipas propozimit të rendit të ditës, ndër të tjera, në seancën e sotme do të diskutohet për përmbajtjen e Propozim memorandumit për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Tregti.

Për konkluzionet dhe vendimet e seancës së sotme të qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të informohet përmes një deklarate menjëherë pas përfundimit të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here