Zelenski: Ata e kuptuan se nuk do të arrijnë asgjë me luftë

0
83

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar sërish kombit të tij përmes rrjeteve sociale mbrëmë vonë, duke theksuar se armiku është i hutuar, nuk e priste një rezistencë të tillë në Ukrainë.

“Mbaroi dita e 19-të e rezistencës sonë, lufta historike. Një ditë tjetër e vështirë, që na afron fitoren, sjell paqen në Ukrainë. Armiku është i hutuar si më parë. Ata nuk e prisnin një rezistencë të tillë. Besuan në propagandën e tyre që na kishte gënjyer për dekada, por tashmë kanë filluar të kuptojnë se nuk do të arrijnë asgjë me luftën. Ata po ikin nga fusha e betejës, duke lënë pajisjet e tyre. Ne marrim trofe dhe i përdorim për të mbrojtur Ukrainën. Trupat ruse janë në fakt një nga furnizuesit e pajisjeve për ushtrinë tonë. Këtë nuk mund ta shihnin as në ëndrrat e tyre më të këqija,” tha Zelenski gjatë një fjalimi në mediat sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here