24.8 C
Skopje

Vizita e delegacionit të Biden, blindohet Prishtina (Foto)

Një delegacion nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelari austriak Karl Nehammer pritet të vijnë për vizitë sot në Kosovë. Për këtë në sheshet e Prishtinës janë vendosur shirita të Policisë dhe janë të zbrazët.

Në sheshet e Prishtinës nuk ka lëvizje të qytetarëve për dallim ditët e tjera, pasi që ato janë bllokuar me shirita të policisë për shkak të vizitave të delegacionit të Presidenti Joe Biden dhe kancelarit austriak. Por ka police ne cdo cep.

Në ora 14:30 në Sheshin Skënderbeu  organizohet pritja me ceremoni shtetërore për Kancelarin e Austrisë, Sh.T. Karl Nehammer.

Po ashtu, Zyra e Presidencës ka njoftuar se sot nga ora 15:00 një delegacion i Shtëpisë së Bardhë do të vijë në Kosovë, ku do të priten nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndërsa Në orën 16:10, Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Vizita e Kancelarit austriak në Kosovë është pjesë e vizitës së tij në tre vendet e Ballkanit Perëndimorë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, dhe sot në Kosovë.

Marketing