Nga e premtja fillon transporti publik pa pagesë për të moshuarit

0
89

Nga e premtja do të fillojë transporti publik pa pagesë për personat e moshuar, respektivisht për gratë mbi moshën 62 vjeçe dhe meshkuj mbi 64 vjeç.

Transporti publik falas do të vlej për ditën e martë, e premte, e shtunë dhe e diel. Vendimi vjen pas miratimit nga Këshilli Komunal i Shkupit.

Shfrytëzues të kësaj mase do të jenë rreth 80.000 qytetarë, në Shkup të cilët do të kenë të drejtë që katër ditë në javë të shfrytëzojnë transportin publik falas.

Ndryshe, transport pa pagesë kanë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme shtetërore, studentët.

Një gjë të tilllë e ka bërë të ditur Ndërmarja për Transport Publik Shkup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here