Qeveria e Maqedonisë bën gati 30 milionë euro për punësime

0
71

Qeveria dje e shqyrtoi dhe ka miratuar Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022.

“Me Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022 përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim që do të sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës, mbështetjen për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit personave të papunësuar, veçanërisht të rinjve, të papunëve afatgjatë dhe shfrytëzuesve të së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunësuar të cilëve u është ndërprerë punësimi gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me COVID-19, gjegjësisht nga data 11 mars 2020”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Plani Operativ për punësim, siç theksojnë nga qeveria, pritet të përfshijë 14.685 persona.

Ndërsa për programet, masat dhe shërbimet për punësim janë paraparë mbi 1,8 miliardë denarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here