Rita Ora në botën e çudirave, duket mahnitëse në Disneyland

0
109

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Rita postoi disa foto të reja teksa shihet me miqtë e saj duke u argëtuar në Disneyland në Los Angeles.

E veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona bezhë, kapele dhe syze dielli me ngjyrë të zezë, 31-vjeçarja dukej mahnitëse dhe në formë të mirë.

Përveç fotove ku shihet vetëm, Rita bashkëngjiti edhe ato me shoqëri, teksa shihen duke kaluar kohë argëtuese në parkun e lojërave.

“Kam kaluar kohën më të mirë të jetës sime në Disney land me të preferuarat e mia! Faqet e mia më dhembin nga të qeshurit kaq shumë”, ka shkruar ndër tjera Rita.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi Rita pozoi për kopertinën e revistës së njohur “Harper’s Bazaar” të edicionit australian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here