22.8 C
Skopje

UEFA do të ndryshojë rregullin për “Fair Play-in Financiar”

UEFA raportohet se do të ndryshojë ligjin për “Fair Play-in Financiar”.

Sipas “New York Times”, nga 1 korriku i këtij viti klubet nuk do të mund të shpenzojnë më shumë se 70 përqind e fitimeve vjetore për transferimin e lojtarëve.

Po ashtu, gazetari Tariq Panja raporton se ato skuadra të cilat nuk e përfillin këtë ligj, duke kaluar limitin e lejuar do të rezultojë me heqje pikësh ose largim nga Liga e Kampionëve.

Kjo gjë nënkupton që skuadrat me pronarë të pasur si Newcastle United, Paris Saint-Germain, Manchester City e shumë të tjera do të kenë probleme që të transferojnë disa yje në skuadrat e tyre.

Në të do te vlerësohen tashmë përveç çmimit të kartonit, edhe paga e lojtarit që i vendoset, komisioni i agjentëve dhe detaje të tjera që nuk përfshiheshin më përpara.

Marketing