“Wizz Air” me fluturime të reja Shkup – Maltë dhe Ohër – Londër Luton, risjell shtatë linja ajrore

0
67

Shkup, 23 Mars – Kompania për fluturime ajrore “Viz Ejr” sot paralajmëroi hapje të sërishme graduale të shtatë linjave ajrore dhe vendosjen e dy linjave të reja nga Shkupi dhe Ohri deri në destinacione në shtatë shtete, duke filluar nga Marsi dhe Maji.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut përsëri do të mund të fluturojnë nga Shkupi deri në Billund, Bremen, Romë-Çampino, Turku dhe Vekshe dhe nga Ohri deri në Fridrohshafen dhe Memingen. Në mënyrë shtesë, Wizz Air do të filloj me punë në dy linja të reja – Ohër – Londër Luton dhe Shkup – Maltë. Këto linja ajrore janë shtesë në fluturimeve aktuale nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut deri në destinacionet e njohura. Kështu, pasagjerët vendor do të mund të shfrytëzojnë këtë shërbime të lira të Wizz Air deri në qytete më të interesante në Evropë”, kumtoi “Wizz Air”.

Linjat ajrore Ohër – Fridrihshafen dhe Ohër – Memingen fillojnë nga 28 marsi, ndërsa me këtë datë do të fluturohet edhe në linjën ajrore Shkup – Billnud. Për Ohër – Londër Luton, Shkup – Romë Çampino dhe Shkup – Turku, si datë fillestare është 21 marsi, ndërsa 23 maji për Shkup – Bremen, Shkup – Maltë dhe Shkup – Vekshe. Vendet për linja të reja të hapura janë të qasshme onlajn në wizzair.com dhe përmes aplikacionit celular.

Siç informoj paraprakisht në intervistë për MIA-n drejtori i Përgjithshëm i TAV Aeroport Metin Batak, me renditjen ajrore të fluturimeve që fillojnë nga data e 28-të të këtij muaji, përskaj linjës ajrore Shkup – Sofje, në aeroportet e shteti po kthehen disa linja që funksionojnë para pandemisë si Covid-19.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here