Ulje të çmimeve të naftës pasi Bajdeni vendosi të lëshojë një pjesë të rezervave të SHBA-së

0
171

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden do të bëjë të ditur sot për lëshimin e një milionë barelë naftë në ditë, ose gjithsej 180 milionë barel, nga rezervat strategjike të SHBA-së që të pengohet rritja e mëtutjeshme e çmimeve të derivateve.

Paralajmërimi i Bajdenit shkaktoi ulje të çmimeve të naftës së papërpunuar të bursave botërore. Dërgesat e radhës të llojit Brent tani tregtohen për 108.89 dollarë për barel, 4 për qind më pak. Ndërsa dërgesat e ardhshme të naftës së papërpunuar amerikane të Uolstrit në mëngjes janë tregtuar nga 103.97 dollarë, ulje prej 3,6 për qind.

Në SHBA, çmimet e benzinës janë rritur deri në nivel rekord pas invazionit të Rusisë në Ukrainë dhe shqetësimin shtesë për furnizimin, që shkaktoi rritje të inflacionit si në SHBA, ashtu edhe nëpër ekonominë globale.

Rusia është e dyta sipas madhësisë së naftës në botë dhe deri më tani masat e papara ndëshkuese dhe sanksionet ndërkombëtare pas sulmit të Ukrainës e çrregulluan furnizimin me naftë nga vendi.

Në vërejtjen nga hulumtimi më i ri i Goldman saks, thuhet se lëshimi nga rezervat amerikane mund të ndihmojë që tregu i naftës të zbrazet në vitin 2022, por thuhet se kjo nuk do ta zgjerojë deficitin strukturor të naftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here