Departamenti i Shtetit Amerikan: Tani është koha për t’i dhënë përparësi paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor

0
243

Pas paralajmërimit të kryeministrit bullgar Petkov se Agjencia Shtetërore Bullgare për Sigurinë Kombëtare po hetonte spiunët që punonin për të minuar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe kundër të ardhmes europiane të rajonit, Departamenti i Shtetit Amerikan i tha Zërit të Amerikës se përpjekjet e Rusisë për destabilizim nuk janë asgjë e re dhe prioritet për rajonin është paqja dhe siguria.

Politologu Marko Trosanovski tha për Kanal 5 se brishtësia e rajonit dhe mosfillimi i negociatave me vendet kandidate e vendos Ballkanin Perëndimor në fokusin e fuqive të mëdha dhe për këtë arsye është e nevojshme të vihet më shumë theksi te zgjerimi.

“Besoj se Bullgaria me të kaluarën dhe strukturat e saj, një pjesë e madhe e trashëguar nga marrëdhëniet e ngushta me Rusinë në të kaluarën nuk është imune ndaj kësaj edhe pse është në Bashkimin Europian dhe sigurisht që nuk është në interesin e disa palëve të treta për të integruar sa më parë rajonin në BE dhe struktura të tilla punojnë kundër kësaj” – thotë Marko Troshanovski.

Pas deklaratës së Petkovit, autoritetet maqedonase konfirmuan se janë marrë masa për zyrtarët maqedonas të dyshuar se punojnë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore të dy vendeve, për interesa të vendeve të treta. Javën e kaluar janë dëbuar pesë punonjës të ambasadës ruse në vend sepse kanë punuar në kundërshtim me kompetencat e tyre të punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here