17.8 C
Skopje

Një motoçiklist ka humbur jetën në autostradën Shkup-Veles

Një djalë 25-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Shkup-Veles pasi me motoçikletë ka dalë nga rruga, njofton MPB.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:30.

“Me datë 10.04.2022 në orën 16:37 në SPB Shkup është raportuar se në magjistralen Shkup – Veles, në afërsi të fshatit Katllanovë, Shkup, motoçikleta “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.P (25) nga Shkupi doli nga rruga. Në vendin e aksidentit motoçiklisti ndërroi jetë”, thonë nga MPB.

Në vendin e fatkeqësisë mbikqyrje kanë bërë prokurori publik dhe një ekip nga SPB Shkup.

Marketing