Pse Ajnshtajni nuk vishte kurrë çorape?

0
140

Albert Ajnshtajni ishte një i ri i pazakontë, kënaqësia dhe përmbushja më e madhe e të cilit ishte në mendimet rreth teorisë shkencore dhe mendimet ‘jashtë kutisë’, si profesionalisht ashtu edhe shkencërisht.

“Profesori nuk brengoset rreth krehjes së tij”, shpalos Helena, sekreterja e tij.

“Stili i flokëve të tij erdhi për shkak të neglizhencës. Ai kurrë nuk mbathte çorape, madje as kur ai ishte ftuar nga presidenti Rusvelt në Shtëpinë e Bardhë!”

“E vërtetë”, konfirmonte Ajshtajn.

“Nuk më pëlqejnë as rrobat e reja dhe as llojet e reja të ushqimit. Dhe unë bisedoj në mënyrë të njëjtë ndaj çdokujt – qoftë ai një njeri i mbledhës i mbeturinave, dekan i një fakulteti ose president i Shteteve të Bashkuara”.

Pjesë e sharmit të Ajnshtajnit ishe pamja e tij e çrregullt- flokët e pakrehur, mos mbathja e çorapeve dhe rrobat e pa hekurosura- të gjitha për të përvetësuar ‘brendin e tij’- edhe pse kjo nuk është një shprehje që ai do ta përdorte.

Albert Ajnshtajni ishe shumë krenar me faktin që ai kurrë nuk mbathte çorape.

Ai njëherë i shkroi kushërirës së tij (më vonë gruaja e tij e dytë) Elsa:

“Qoftë edhe në rastet më solemne, unë ia dilja mbanë pa mbathur çorape dhe e fshehja mungesën e qytetarisë në këpucë të gjata”.

Por Ajnshtajni nuk e bënte këtë për shkak të rebelimit.

“Kur isha i ri”, shkruan në një letër tjetër, ”unë zbulova se gishti i madh i këmbës gjithmonë bënte një vrimë në çorape. Kështu që unë ndalova së mbathuri çorape”.

Por pse kjo do të duhej të nënkuptonte që ai të largohej nga komfori i çorapeve? Pse të mos blinte të reja, kur të vjetrat i shqyheshin?

Për Ajnshtajnin, çorapet ishin të bezdisshme për shkak se ato shpesh bëheshin me vrimë. Plus, pse të mbathësh çorape dhe këpucë kur do të mjaftonte vetëm njëra prej tyre?

I tillë ishte gjeniu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here