33.8 C
Skopje

Sot takimi Rama-Scholz/ Integrimi i Shqipërisë në BE dhe lufta në Ukrainë në fokus të takimit

Kryeministri Rama do të zhvillojë sot takimin e parë zyrtar me kancelarin e gjermanisë, Olaf Scholz.

Takimi mes shefit të qeverisë shqiptare dhe kancelarit do të zhvillohet në orën 18.00 e më pas të dy do të dalin në një konferencë për shtyp.

Fokusi i bisedës mes Ramës e Scholz do jetë integrimi i Shqipërisë në bashkimin europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si dhe çështje të tjera ekonomike e politike që lidhin dy vendet.

Gjermania është një prej zërave më të fortë pro nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe qëndrimi i saj është vendimtar në qershor, kur vendi ynë pret një sinjal pozitiv nga brukseli zyrtar.

Marketing