Arrestohet i dyshuari i parë për sulmin ndaj hendbollistit kroat në Shkup

0
93

MPB Maqedoni informon se në orët e para të mëngjesit, respektivisht rreth orës 02:00 pas mesnatës është arrestuar A.Gj, (28), i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot.

Ai po kërkohej me fletarrest, ndërkaq pas arrestimit është transferuar në burgun e Shutkës për mbajtjen e masës së paraburgimit.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve intensive për gjetjen dhe kapjen e tij, rreth orës 01.20, personi iu është dorëzuar efektivëve të Policisë së Grupit Operativ të Kërkimit në zonën e lagjes Aerodrom”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, përveç tij, në paraburgim janë edhe dy persona të tjerë, si të dyshuar në rastin “Denis Tot”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here