Kosova ndalon eksportin e miellit, drithërave, vajit, sheqerit dhe kripës

0
235

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës ka votuar propozim vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të disa produkteve themelore agroushqimore.

Ministrja Rozeta Hajdari ka prezantuar para kabinetit qeveritar propozim-vendimin i cili edhe është miratuar.

“Sado i vogël të jetë eksporti dhe rieskporti mund të rrezikojë furnizimin e Kosovës në të ardhmen. Pas diskutimeve edhe me Doganën e Kosovës kemi marrë vendim që për të lehtësuar gjendjen ndalimin e përkohshëm të disa produkteve themelore agroushqimore: Vendimi i propozuar ndalon eksportin drithërat, mielli, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa”, deklaroi ministrja.

Pas hedhjes në votim nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim dhe ky vendim është miratuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here