33.8 C
Skopje

Kuvendi do të vazhdojë sot seancën e 57-të

Shkup, 13 prill – Kuvendi sot në mesditë duhet ta vazhdojë seancën e 57-të, në të cilën në rend dite janë disa pika nga fusha të ndryshme.

Deputetët duhet ta shqyrtojnë Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, Programin vjetor të punës së Agjencisë së Postës për vitin 2022, Programin vjetor të punës dhe zhvillimin e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2022.

Në rend dite të kësaj seance janë Propozim-vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë, propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, propozim-ligjin për mbështetjen financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga KOVID-19 në prodhimin dhe blerjen e produkteve bujqësore, me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përkrahjen financiare për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga KOVID-19 në prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrisë së verës, ndryshimet në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, të dyja me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-tezolutën për politikën migratore të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2025, me Plan Veprimi.

Ndër pikat e rendit të ditës janë edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dekorime dhe njohje të Republikës së Maqedonisë, propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për materialin riprodhues të llojeve të pemëve pyjore, me flamur evropian.

Para deputetëve është edhe propozim-ligji për garantimin e obligimeve nga Marrëveshja financiare e Republikës së Maqedonisë së Veriut për financimin e projektit “Interkonektori për bartje të gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”, i cili do të dakordohet ndërmjet Bankës Evropiane për Investime dhe Shoqëria Aksionare për kryerjen e Veprimtarisë Energjetike Resurset Kombëtare Energjetike Shkup, në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtuar.

Marketing