33.8 C
Skopje

Mercedes kundër Hamiltonit

Lewis Hamilton, pas garës së Australisë, u shpreh dy ditë më parë se makina Mercedes nuk ka bërë hapa përpara. Gjithsesi, krejt ndryshe mendon drejtori sportiv i makinës gjermane, Toto Wolff. Sipas tij, skuadra kampione në Formula 1 largohet nga Melburni më e fortë se kur vajti.

“Largohemi nga Australi në një situatë më të mirë krahasuar me atë kur erdhëm. Mësuam shumë dhe mblodhëm mjaft të dhëna si dhe një vend të tretë e të katërt me dy pilotët tanë. Natyrisht nuk kemi ende ritmin për të sfiduar Ferrarin apo Red Bull, por tani e dimë se ku duhet të punojmë”, tha Wolff.

“Ajo që më gëzon është mentaliteti që ka skuadra. Jo vetëm ne që udhëtojmë e marrim pjesë në gara por edhe ata që janë në Angli e Gjermani po punojnë për të ndryshuar ritmin. U përpoqëm të duelojmë me më të mirët me këtë makinë që kemi dhe kjo është inkurajuese”, shtoi shefi i Mercedes.

“E merituam podiumin në garën e Australisë. Së shpejti do të provojmë disa modifikime në makinën tonë, që do ta na ndihmojnë për një rezultat edhe më të mirë në të ardhmen”, tha Toto Wolff.

Marketing