RMV, filloi të jepet edhe doza e tretë e vaksinës kundër kovid-19 për fëmijët 12-18 vjeç

0
224

Që nga mesi i javës së kaluar, Ministria e Shëndetësisë lejoi që edhe fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç të marrin dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Ky vendim vjen në pritje të ekskursioneve të ardhshme pranverore të nxënësve, shkruan Sdk.mk .

“Mund që me dozë të tretë të vaksinojmë fëmijë nga 12 deri në 18 vjeç, me kusht që të kenë kaluar së paku gjashtë muaj nga doza e dytë”, tha dr. Marina Todorovska, koordinatore e vaksinimit kundër kovid-19 në Veles.

Pika e vaksinimit që ndodhet në hapësirat e Shtëpisë së shëndetit Veles, ka një vit që funksionon dhe ka filluar më 31 mars të vitit të kaluar. Në këtë periudhë 12 mujore janë aplikuar 53.508 vaksina. Prej tyre, dozë e parë janë 24110, e dytë 23.670 dhe doza e tretë 5.728 vaksina. Më shumë të vaksinuar janë me “Fajzer”, 26.407, 13.797 janë me “Sinovak”, “AstraZeneka” janë 7.097 dhe “Sinofarm” 6.207. Në Shtëpinë e shëndetit jepen vaksina për banor të Velesit dhe komunave fqinje Llozovë, Gradsko dhe Çashkë.

“Interesimi për vaksinim ka rënë, aplikojmë dozën e parë dhe të dytë ‘Pfizer’ ose ‘Sinovak’ dhe dozën e tretë ‘Pfizer’. Kemi edhe vizita në shtëpi për personat që nuk mund ta marrin vaksinën në pikën e vaksinimit”, tha doktoresha Todorovska.

Qeveria dje hoqi masën për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura me përjashtim të qendrave shëndetësore, farmacive, transportit publik (autobus, tren, avion, taksi), institucionet për kujdesin e të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara, si dhe mbështeti rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive, që maska ​​në ambiente të mbyllura duhet të mbajnë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë dhe personat me imunitet të ulët. Qeveria ka vendosur që nxënësit e shkollave të mesme të ndjekin mësimet me prezencë fizike pa maska ​​mbrojtëse dhe do të mundësohet organizimi i ekskursioneve dhe mësimeve në natyrë në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here