23.8 C
Skopje

BE jep 500 milionë euro Ukrainës për pajisje mbrojtëse, ushtarake dhe karburant

BRUKSEL-Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar ditën e djeshme se Bashkimi Evropian do të ndifmoi Ukrainën me një shumë prej 500 milionë eurosh për pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Sipas, CNN Borrell u shpreh se teksa Rusia po përgatitet të sulmoj lindjen tashmë ata do të japin mbështjetjen e tyre për Ukrainën, për të parandaluar vuajtjet e popullit Ukrainas.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Ndërsa Rusia përgatitet për një ofensivë në lindje të Ukrainës, është thelbësore që ne të vazhdojmë dhe të shtojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të mbrojtur territorin dhe popullsinë e saj dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme”, tha Borrell.

Ndihma ushtarake shtesë e çon ndihmën totale financiare nga BE për Forcat e Armatosura të Ukrainës në 1.5 miliardë euro, thuhet në njoftim. Ndihma financiare u miratua përmes Fondit Evropian të Paqes, “një instrument jashtë buxhetit që rrit aftësinë e BE-së për të vepruar si një ofrues global i sigurisë”, sipas faqes së internetit të Komisionit Evropian.

500 milionë euro do të financojnë pajisje mbrojtëse personale, pajisje ushtarake, karburant dhe komplete të ndihmës së parë.

Marketing