Maqedonia e Veriut heq doganën për vajin

0
139

Mirëpo, përkundër kësaj mase, çmimi mund të rritet duke pasur parasysh gjendjen e tregjeve evropiane dhe kostot e prodhuesve.

“Prandaj dje morëm një masë për heqjen e detyrimeve të importit për vajin e lulediellit, që qytetarët tanë të mos mbesin pa vaj gatimi, kur ja nuk kemi korrje të re të lulediellit. Nuk është qeveria ajo që i blen sasitë e vajit, ato janë kompanitë e ndryshme që duhet të gjejnë produkte të papërpunuara dhe të gatshme. Sapo të na informojnë për sasitë që i kanë siguruar, do të mund t’ju përgjigjem”, tha Fatmir Bytyqi- Zëvendës Kryeministër për çështjet ekonomike, raporton Alsat.

Vaji gatimit do të importohet pa taksa prej 29 për qind deri në fund të muajit të ardhshëm.

Prodhuesit vendas kanë rezerva edhe për një muaj pasi nuk mund të importojnë vaj nga Serbia, por javën e ardhshme qeveria në Beograd pritet të heqë ndalimin e eksporteve nga Serbia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here