33.8 C
Skopje

Më shumë magjistra e doktor shkencash gjatë vitit 2021

Në vitin 2021 titullin magjistër shkencash dhe specialist e arritën gjithsej 1976 persona, ndërsa titullin doctor shkencash 201 qytetarë të Maqedonisë.

Nga numrii përgjithshëm i të magjistruarve1727 apo 87.4% janë magjistra ndërsa 249 apo 12.6% specialist, kumtoi Enti shtetëror i Statistikave. Numri i magjistrave dhe specialistëve, në krahasim me vitin 2020 është rritur për 12.4%. Pjesmarrja e grave magjistre në numrin e përgjithshëm që kanë arritur këtë gradë të magjistrave të shkencës vitin 2021 është 59.6%.

Analzia e të dhënave thotë se më së shumti magjistra vitin e kaluar dolën nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi -Shkup edhe atë 633 magjistra të rinj. Në kuadër të këtij universiteti më së shumti kanë magjistruar në Fakultetin Juridik edhe atë 190, ekonomik 85 magjistra të rinj, arkitektonik 71, filozofik 49, ndërtimtari 43 etj.
Në vendin e dytë është UEJL-Tetovë, me 243 magjistra, prej ku më së shumti kanë magjistruar në gjuhë, kulturë dhe kominikim. Universiteti i Tetoivës është në vendin e tretë me 156 magjistra të rinj, ndërsa pas tij renditet Universiteti i turizmit dhe menaxhmentit me 144 magjistra në vitin 2021. Në universitetin Shën Klimenti i Ohrit në Manastir, magjistruan 113 persona, në FON në Shkup, 83.

Sipas të dhënave të ESHS-së, vitin e kaluar titullin doctor shkence e kanë arritutr 201 persona, që paraqet rritje prej 15.5% në krahasim me vitin 2020. Pjesa me e madhe kanë doktoruar në sferën e shëndetsisë dhe mbrojtjes sociale edhe atë 23.4%, më pas shkenca shoqërore, gazetari dhe informim kanë doktoruar 17.4%, vijon biznesi, administrate dhe drejtësia me 15.9%, art dhe shkenca humane 11.4%, ndërsa të tjerat drejtime janë me përqindje me të ulët. 115 gra kanë doktoruar vitin e kaluar, që paraqet 57.2% nga numri i përgjithshëm i doktorantëve në vitin 2021.

Marketing