25.8 C
Skopje

Osmani: Nuk është në interes të Shqipërisë që të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugë drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencës e sotme për shtyp ka komentuar deklarata e autoriteteve në Shqipëri për ndarje nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Osmani theksoi se ndarja nuk është në interes të Shqipërisë dhe se për këtë vendosin shtete anëtare të BE-së.

“Vendimi për ndarje nuk është as e Shqipërisë as e Maqedonisë së Veriut. I përket vendeve anëtare nëse do të arrijnë unanimitet që Shqipëria të nis negociatat në qershor, Republika e Maqedonisë së Veriut mos t’i nis. Kam thënë edhe më herët se nuk është interes afatgjatë i Shqipërisë që të ndahet nga ne në këtë rrugë, sepse këto gjendje janë në cikël. Në një moment ne jemi para dhe mund ta tërheqim Shqipërinë, në tjetër moment Shqipëria të jetë para dhe të na tërheq neve”, tha mes tjerash Osmani.

Marketing