24.8 C
Skopje

Shaqiri: Pagat e mësimdhënësve do të rriten, nxënësit le të kthehen në shkollë

Shkup, 14 prill – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri apeloi që nxënësit të kthehen në bankat shkollore, të mos e humbin mësimin dhe paralajmëroi se sot do të dërgojë letër deri te SASHK-u dhe anëtarësia e saj dhe shfaqi shpresë se do të gjejë mirëkuptim.

“T’u mundësojmë nxënësve në kohë ta përfundojnë vitin shkollor dhe të fillojnë përgatitjet ose realizimin e disa planeve të projektuara për të ardhmen e tyre”, theksoi Shaqiri, duke shtuar se ky është obligimi ynë ligjor, etik dhe moral.

Ministri Shaqiri shfaqi shpresë se nëse jo prej nesër, atëherë nga e hëna procesi edukativo-arsimor do të normalizohet.

“Nxënësit të kthehen në bankat shkollore. Nuk guxojmë të lejojmë luks të ri dhe nxënësit sërish të humbasin shumë nga mësimi. Kjo do të krijojë zbrazëtira plotësuese në njohuri e cila më tutje vështirë ose aspak nuk kompensohet. Prandaj apeloj te të gjithë faktorët shoqëror dhe veçanërisht te SASHK-u dhe deri te mësimdhënësit gjatë vendimeve të cilat i sjellim dhe procedurat që i bëjmë të udhëhiqen nga më e mira, interesi më i mirë i nxënësve, ndërsa interesi i tyre më i mirë është që ata sërish të kthehen në mësim në shkolla, të jenë mes moshatarëve të tyre”, tha Shaqiri në konferencën e sotme për shtyp.

Ministri Shaqiri deklaroi se pak para fundit të vitit shkollor SASHK-u vendosi ta shfrytëzojë të drejtën e grevës duke e organizuar, në shumë shkolla në vend, ku klasat sërish mbetën të zbrazëta. Theksoi se kjo është e garantuar me kushtetutë dhe ligj dhe tërësisht e respekton, por beson se udhëheqësia sindikaliste duhet t’i japë përparësi dialogut social që është mekanizmi më i mirë i dëshmuar për tejkalimin e mospajtimeve dhe problemeve.

“Kërkesa për rritje të pagave të mësimdhënësve është legjitime dhe paga më të larta do të ketë. Kjo është përpjekje e Qeverisë dhe prandaj është rritur paga minimale nga fillimi i muajit të kaluar, me të cilën do të harmonizohen edhe gjithë të tjerat, edhe ato në arsim ku plotësisht do të vijojë rritje për një përqindje të caktuar për të cilën momentalisht jemi në negociata. Ky është proces i cili do të vazhdojë edhe sot e nesër, deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare dhe të pranueshme për të gjithë”, theksoi Shaqiri.

Të hënën filloi greva e të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme dhe në kopshte për rritje të pagave në veprimtaritë e arsimit dhe mbrojtjes fëmijërore. Për të gjetur zgjidhje, dje kishte takim në MASH ndërmjet Sindikatës dhe përfaqësuesve qeveritar.

Kryetari i Sindikatës së pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës së Maqedonisë së Veriut – SASHK Joakim Nedellkov pasdite do të mbajë konferencë shtypi në selinë e SASHK-ut.

Marketing