29.8 C
Skopje

Vdiq në aksident trafiku ish-mesfushori i Real Madridit

Një njeri që dikur ishte kapiten i vendit të tij dhe i përfaqësoi në tre finale të Kupës së Botës, ka humbur jetën tragjikisht

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Kolumbisë, Freddy Rincon, ka vdekur në moshën 55-vjeçare, pasi u përfshi në një aksident me makinë në fillim të kësaj jave.

Ai pësoi lëndime të rënda në kokë pas një përplasjeje mes automjetit që po drejtonte dhe një autobusi në qytetin e Calit.

Mjekët bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetën e Rincon, me operacionin e kryer shpejt, por ai ndërroi jetë të mërkurën në mbrëmje.

Marketing