23.8 C
Skopje

Cipras: Mesazhi i Marrëveshjes së Prespës në këto dite lufte është edhe më aktual

Në këto ditë të luftës, mesazhi i Marrëveshjes së Prespës është edhe më aktual, si mesazh për paqe dhe solidaritet i popujve të kontinentit, i cili kalon përmes golgotës nga tmerret e luftës, tha lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras në fjalimin e tij në fillimin e Kongresit partiak, në të cilin ishin të pranishëm edhe ish-kryeministri Zoran Zaev dhe ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Cipras, mes tjerash u përqëndrua në atë që ata e kanë bërë si Qeveri dhe në ato tema për të cilat janë krenarë, duke e përmendur edhe Marrëveshjen e Prespës.

“Jemi krenarë që besuam dhe e realizuam, me çdo çmim Marrëveshjen historike të Prespës. Që nuk u dorëzuam pavarësisht presioneve dhe sot e dimë që bëmë gjënë e duhur për vendin. Detyrën tonë patriotike. Marrëveshje e cila e ktheu perspektivën evropiane të rajonit i cili akumuloi tensione të rrezikshme, duke lënë hapësirë për përforcim të forcave të treta në kufirin tonë verior. Ndërsa mesazhi i tij, në këto ditë të luftës është edhe më aktual, si mesazh për paqe dhe solidaritet të popujve të kontinentit i cili kalon përmes golgotës nga tmerret e luftës”, tha Cipras.

Në vazhdim, duke pasur parasysh atë se ishin të pranishëm, i përshëndeti dhe iu falënderua Zoran Zaevit dhe Nikos Koxias për arritjen e Marrëveshjes.

“Dëshirojë, për shkak se më jepet mundësia, nuk e kisha në plan, por këtu para meje, dua t’u falënderohem Zoran Zaevit dhe Nikos Koxiasit, që e udhëheqëm betejën, që kundërshtuam presionet, që e bëmë detyrën tonë patriotike”, tha lideri i SYRIZA-s.

Ditëve të ardhshme, gjatë kongresit i cili do të zgjasë deri të dielën, fjalë përshëndetëse do të ketë edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Kongresi i tretë i SYRIZA-s është nën moton “Fillim i ri për ndryshim politik”.

Marketing