Laporta i zhgënjyer me eliminimin, thotë se do të marr masa ndaj atyre që lejuan 30 mijë shikues gjermanë në Camp Nou

0
262

Pas fjalëve të trajnerit Xavi Hernandez, i cili pyeti klubin se përse në tribuna kishte 30 mijë tifozë nga Gjermania, edhe presidenti Joan Laporta komentoi këtë gjë në lidhje me ndeshjen me Eintracht Frankfurt.

Barcelona pësoi një tronditje të madhe në çerekfinalen e Ligës së Evropës dhe u mposht në shtëpi nga Eintracht Frankfurt (2-3), ndërsa ndeshja u përshkrua me numrin e madh të tifozëve mysafirë që erdhën në “Camp Nou”.

Edhe pse pritej të kishin një mbështetje të madhe, mysafirët nga Gjermania e kaluan atë dhe më shumë se 30 mijë mbërritën në stadium, kur kishin vetëm 5000 bileta të rezervuara.

“Ajo që ndodhi në tribuna është një turp dhe nuk duhet të përsëritet”.

“Ne nuk mundëm të fitonim. Jemi të gjithë të trishtuar dhe të zemëruar për humbjen, por duhet pranuar”

“Megjithatë, ne ndihemi të poshtëruar për shkak të asaj që ndodhi në tribuna. Do të marrë të gjitha masat në këtë drejtim”, ka thënë i zhgënjyer Laporta.

Edhe Xavi ka thënë se ka kërkuar shpjegim nga klubi se përse është lejuar prania e 30 mijë tifozëve vizitorë gjermanë dhe tani duket se as presidenti i klubit nuk ka përgjigje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here