U fundos anija kryesore “Moska” e Flotës Ruse në Detin e Zi

0
141

Anija ushtarake ruse “Moska” u fundos gjatë kthimit në port në motin e stuhishëm për shkak të shpërthimit dhe zjarrit, kumtoi dje Ministria ruse e Mbrojtjes.

Paraprakisht, u informua se anija është dëmtuar shumë gjatë zjarrit.

Sipas Kievit, zjarri ka shpërthyer, pasi forcat ukrainase kanë shtënë predha në drejtim të anijes.

Maksim Marçenko, lider i rajonit Odesa, deklaroi se anija “Moska” është qëlluar nga dy raketa kundër anijeve “Neptun”.

“Moska”, në ditët e para të invadimit, ka marrë pjesë në sulmin në ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi, në afërsi të kufirit me Rumaninë, ku u kapën 19 anëtarë të marinës ukrainase, ndërsa më vonë u shkëmbyen me të burgosur rusë.

Pohohet se 510 anëtarë të ekuipazhit, janë evakuuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here