23.8 C
Skopje

Zjarri në Shkup, zjarrfikësit po pastrojnë terenin

Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit kanë intervenuar mëngjesin e sotëm për të pastruar terrenin e përfshirë nga zjarri që shpërtheu dje në zonën e ish-fabrikës “Treska” në Shkup.

Nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit për AIM-në kanë konfirmuar se në terren janë një ekip me katër vetura dhe zjarrfikës.

Zjarri që ka rënë dje pasdite në një depo në zonën e “Treskës” është shuar mbrëmë, ka përfshirë materiale plastike, dru, shkurre dhe mbeturina dhe ka shkaktuar tym të zi të dendur në qendër të Shkupit, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Marketing