23.8 C
Skopje

Kryeministri bullgar Petkov sot për vizitë në qytetin e Manastirit

Edhe ish-shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zakharieva sot do të jetë pjesë e delegacionit bullgar që po e udhëheq kryeministri Kiril Petkov në hapjen e klubit kulturor “Ivan Mihaillov” në Manastir.

Në delegacion do të jenë edhe zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Ilijana Jotova si dhe ministrja e MPJ-së, Teodora Gençovska.

Delegacioni do të promovojë projekte qeveritare të Bullgarisë dhe më pas do të vijojnë takimet e shoqatave bullgare në Maqedoni me kryeministrin Petkov.

Po ashtu është paraparë që me ministrin Bujar Osmani dhe Bllagoj Boçvarskin të vizitohet projekti “Manastiri 2”.

Marketing