Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit në Maqedoninë e Veriut

0
76

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në fund të ditës do të ketë reshje lokale shiu kryesisht në pjesët veriore, ndërsa reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme, ndërsa në fund të ditës do të përhapet erë e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 18 deri në 23 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare veriore që në mesditë do të intensifikohet. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë të dielën dhe të hënën do të mbajë mot i vranët, me erë dhe dukshëm më i ftohtë me reshje shiu, ndërsa në male e në disa vende më të larta borë. Reshje të dendura shiu (mbi 20 l/m2) do të ketë të dielën, veçanërisht në pjesët jugore dhe lindore. Temperaturat ditore do të zbresin me mbi 10 gradë, ndërsa nga e marta në disa vende do të ketë temperatura të mëngjesit nën zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here