Napoli dhe Roma po luajnë sonte derbin e madh të Serisë A, por mysafirët nga kryeqyteti mbërritën në Napoli një ditë më parë dhe kjo i shërbeu Jose Mourinhos për të bërë një vizitë të veçantë.
Strategu portugez ka bërë një shëtitje të shkurtër në qendër të Napolit dhe ka vizituar lagjen ku është edhe murali i madh i legjendës së futbollit të këtij qyteti.
Diego Armando Maradona shënoi një epokë si lojtar i Napolit dhe tifozët e këtij klubi vazhdojnë t’i këndojnë argjentinasit unik, i cili ishte edhe mik i mirë i Jose Mourinhos.
Portugezi tregoi klas dhe dje vendosi lule para muralit të Maradonës, pra para shtëpisë së improvizuar përkujtimore të bërë nga tifozët e Napolit.
Tifozët e këtij klubi u mahnitën nga gjesti i Jose-së dhe i dërguan lëvdata teksa ishte i rrethuar nga sigurimi i tij.