Një ish-polic kërcënoi me vrasje ministrin Spasovski

0
254

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka inicuar procedurë kundër një polici në pension nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë” nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, njoftoi Prokuroria Publike në Shkup.

“I dyshuari nga celulari i tij ka lajmëruar stacionin policor në Qendër me kërcënimin se do të vritet ministri i brendshëm, me çka menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Pasi u identifikua dhe u gjet, në banesën e tij u krye kontrolli, gjatë të cilit u gjet një karabinë C3 me kalibër 8X57, një pistoletë “Çek Zbroevka” me kalibër 7.65 mm, një pistoletë “Smith and Wesson” model 38/2, disa plumba të kalibrave të ndryshëm, një palë pranga” – informojnë nga Prokuroria e Shkupit.

Duke qenë se bëhet fjalë për ish-polic, por edhe për person i cili më parë ka qenë i dënuar për vepra të tjera, prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë elemente të dyshimit se personi ka rrezikuar seriozisht të sulmojë jetën dhe trupin e një zyrtari. Për shkak të rrezikut të arratisjes, gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, njoftojnë nga Prokuroria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here