Protokolli i ri Covid në Kuvend, të enjten seancë për pyetje të deputetëve

0
237

Kuvendi do të mbajë seancë më 28 Prill, në të cilën do të parashtrohen pyetje të deputetëve.

Për këtë sot në koordinim ka njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Në koordinimin e rregullt të mbajtur sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, të pranishmit i njoftoi për aktivitetet e legjislativit në ditët në vijim. Si aktivitet të parë ka paralajmëruar mbajtjen e seancës së re të 69-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 19.04.2022 (e martë), me fillim nga ora 11.00. Aktiviteti i radhës do të jetë seanca plenare në të cilën do të shtrohen pyetjet parlamentare, më 28 prill 2022 (e enjte)”, njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Sipas protokolleve shëndetësore, presidenti Xhaferi ka bërë të ditur se nga nesër, më 19 Prill, do të rikthehet në funksion Qendra e Mediave në Kuvend, ndërsa seancat e organeve parlamentare gazetarët do të mund t’i përcjellin në sallat ku ato mbahen.

Përveç kësaj, bufeja i kthehet punës së rregullt në Qendrën e Shtypit. Po ashtu, kryetari i Koordinimit i njoftoi të pranishmit se pas vendimit të fundit të Qeverisë për hyrjen në fuqi të protokolleve të reja shëndetësore për mbrojtjen nga Covid-19, në legjislaturë shfuqizohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Megjithatë, me rëndësi mbetet masa për matjen e temperaturës së trupit me hyrjen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Kuvendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here