Pse në Maqedoninë e Veriut veturat harxhojnë më shumë se në BE?

0
192

Automjetet muajin e fundit vizitojnë më shpesh pikat e karburanteve. Madje disa prej shoferëve thonë se i kanë bërë shokë punonjësit. Kjo që duhet të mbushin më shpesh rezervuarët e makinave, nuk do të thotë se bëjnë më shumë kilometra. Ankesa të tilla nga qytetarët ka pafund, të cilët dyshojnë në cilësinë e naftës, benzinës dhe gazit. Ata thonë se makinat me 50 litra derivate nëse kanë bërë 800 km, tani bëjnë 600 km.

“Më herët kam qenë në Evropë, tani nuk e di si është por mendoj se ata më tepër reagojnë kurse ne jemi mësuar të mbyllim gojën dhe të vazhdojmë ashtu si na ditojnë të tjerët.”

“A keni dyshime në cilësinë e naftës? Po, normal po! Sa ju harxhon më tepër muajin e fundit? Më thënë 60-70% më tepër harxhon më shumë! Përse po ndodh kjo? Po dyshojmë në cilësinë e derivateve.”

“Dallim i madh është shumë sepse këtu nuk është nafta kualitet këtu edhe në sasi nuk është tamam litri.
Gjithë ditën në timon jemi dhe shpenzimi është më i madh, turmat në trafik e bëjnë të vetën kohëve të fundit, problem kemi por askush s’të pyet.”

“Kohëve të fundit katastrofë. Përse? Çmimet! Përveç çmimeve, a e keni vërejtur se makina ju shpenzon më tepër? Po normale se nuk ka kualitet, nuk e ka atë cilësi që duhet. Këtu s’kemi asgjë kualitet jo vetëm naftën. Këtu te ne vjen ajo që nuk duhet të përdoret në botë, e sjellin te na.”

Për tu dhënë përgjigje dilemave të vozitësve, vizituam laboratorin shtetëror të derivateve në Shkup. Nga Byroja e Metrologjisë thonë se këtu testohet cilësia e naftës, benzinës dhe së fundmi e mazutit, por nga ekzistimi i tyre theksojnë se nuk kanë evidentuar asnjë shkelje nga tregtarët e hidrokarbureve në vend.

“Kjo është njëra nga mostrat e derivateve e sjell nga pompat e benzinës direkt në Byronë e Metrologjisë për të vërtetuar cilësinë ligjore. Sipas autoriteteve kjo i përmbushë të paktën e atij standardi që kërkohet në tregun Evropian, por që është larg atij kualiteti që e njohim në gjithë botën”, raporton Adnan Qaili, gazetar i Alsat.

Nga Byroja Metrologjisë pranojnë se cilësia e derivateve është në kufijtë minimal të përshkruar me ligj, duke sqaruar se tregtarëve u mbetët të shtojnë cilësinë e oktanëve tek benzina dhe në cetanit tek dizeli.

Bianka nga ky organ i Ministrisë së Ekonomisë tha se muajin e fundit kanë shtuar daljet në terren me Kërkesë të Inspektoratit të Tregut. Tani ata dalin 2 herë në javë për të marr 2 mostra, por nuk sqarojnë përse karburantet në vend harxhohen më shpejtë kohëve të fundit duke bërë gjithnjë e më pak rrugë.

“Po, rëndomë ajo pyetje vjen nga konsumatorët. Cilësia e derivateve varijon nga prodhuesi tek prodhuesi ne e kemi por detyrë të verifikojmë kushtet minimale për cilësi. A i përmbush standardet! Gjithçka që shkon në cilësi më të lartë është më mirë për konsumatorët andaj kemi tregtarë të ndryshëm në botë”, u shpreh Bianka Mangutova-Stoilkovska, Byroja e Metrologjisë.

Ankesa të shumta ka edhe nga Shoqatat e
transportuesve të mallrave dhe të njerëzve në ven, duke thënë se nga një rezervuar prej 400 litrash në përpjesëtim me kilometrat u del se kanë harxhuar mbi 10% më tepër derivate. Sipas rregullores së cilësisë së hidrokarbureve në RMV, benzina duhet të ketë së paku 95 oktan dhe dizeli së paku 51 cetan. Ndërkaq, shteti fare nuk e bën analizimin e cilësisë së gazit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here